KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e shkarkuar nga KPK

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e shkarkuar nga KPK

59
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se riktheu në detyrë gjyqtaren Anila Guri duhej e shkarkuar më herët nga KPK.

KPA shprehet se Guri nuk mund të mbahej përgjegjëse për ndërtimin e një shtëpie nga bashkëshorti para martese dhe se bilanci negativ i gjyqtares i rillogaritur në Kolegj ishte “konsiderueshëm më i ulët” se ai i gjetur nga KPK.

Kolegji njoftoi se trupa e gjeti të padrejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin e gjyqtares dhe vendosi ta prishë atë.

Guri, e cila u shqyrtua me përparësi në veting për shkak se kandidoi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, u shkarkua nga KPK për pamundësi financiare në disa vite në vlerën 2.1 milionë lekë, deklarime të pasakta dhe mungesë burimesh për blerjen e një makine.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka shërbyer për 23 vite. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY