Arrestohet një pronar hoteli në autostradë dhe menaxheri i tij, detajet e...

Arrestohet një pronar hoteli në autostradë dhe menaxheri i tij, detajet e policisë

43
0
Shares

Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 9” u arrestua në flagrancë 1 pronar hoteli dhe u procedua penalisht menaxheri, pasi strehonin 14 emigrantët, në ambientet e një hoteli, dhe më pas i ndihmonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit policor të koduar “Camouflage 10”, u arrestua në flagrancë 1 shtetas që ndihmonte 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 18 emigrantët e paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 9” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. J., 60 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave” (pronar i një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës).

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. H., 56 vjeç, banues në Tiranë (menaxher në hotel).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, strehonin emigrantë të paligjshëm në ambientet e hotelit të shtetasit S. J., kundrejt shpërblimit monetar, dhe më pas kryenin transportin e tyre për në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 10” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A. Th., 23 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Ky shtetas ka precedentë të mëparshëm për vepra penale në fushën e kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe për disa vepra të tjera penale.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Benz”. Gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur një automjet të parkuar dhe një automjet në lëvizje.

Në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Th. dhe pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi A. Th. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Saranda drejt pikave të kalimit kufitar në Shkodër.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë 18 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY