Berisha në Elbasan: PD është e etur për një hapje drejt vlerave

Berisha në Elbasan: PD është e etur për një hapje drejt vlerave

19
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë një takimi me intelektualë në qytetin e Elbasanit se PD është e etur për një hapje drejt vlerave, drejt njerëzve të ndershëm.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Në mënyrën më të padenjë PD ishte kthyer në një shtojcë të pushtetit. Por Rithemelimi kërkon me etje të madhe hapjen e Partisë drejt vlerave. Cilat janë vlerat? vlerat janë njerëzit e ndershëm, që janë patriot që e kanë të qartë se dashuria për këtë vend është kusht i domosdoshëm për ta zhvilluar. Janë intelektualë që e dinë se profesioni i tyre është i rëndësishëm, por e dinë gjithashtu se është shumë e rëndësishme mbrojtja e interest public. Të gjitha profesionet bashkohen në boshtin e mbrojtjes së interesit publik.

Sot më shumë se kurrë interesi publik është në një kërcënim. Nuk di një moment tjetër që nga 91’shi që interesi kombëtar dhe interesi public të jetë rrokullisur në këtë mënyrë. Kujtoni takimin e Ohrit. Cilat ishin mesazhet? Ishin katastrofë, në një anë i dilej zot atij që nuk njeh genocidin. Ai që nuk njeh genocidin është kriminel i gatshëm ta kryej prapë. Nuk kisha dëgjuar kurrë që një njeri të thoshte të merremi me genocidin. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY