Aksioni i RENEA në Elbasan, policia merr me vete mikun e Suel...

Aksioni i RENEA në Elbasan, policia merr me vete mikun e Suel Çelës, Kelmend Xhaferrin

41
0
Shares

Në prangat e policisë ka rënë Kelmend Xhaferri, gjatë një aksioni në shkallë të gjerë të RENEA-s në Elbasan dhe Peqin. Ai njihet si krahu i djathtë i Suel Çelës, një ndër personat më të kërkuarit bashkë me Talo Çelën.

Klement Xhaferri ishte i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit 2021 ku u vra shtetasi Pjerin Xhuvani dhe katër persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe një efektive policie.

Për vrasjen e Xhuvanit u arrestua Arbër Paplekaj i cili ishte shoqëruesi i deputetit Gazment Bardhi në ditën e përplasjes së bujshme.

Ndërkohë Xhaferri i cili dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë ku mes të plagosurve ishin edhe një efektiv policie, ishte i shpallur në kërkim pasi arriti t’ja mbathte nga vendngjarja.

Kelmendi u përfshi në një tjetër ngjarje të bujshme disa vite më parë në përplasjen me policinë para tregut Agro-Ushqimor, po në këtë qytet për të cilën edhe u dëbua me 5 vite burg në gjyqin e zhvilkuar me 2019, dhe duhej të ishte në burg.

Forcat “RENEA” kanë ‘zbarkuar” në Elbasan dhe Peqin gjatë ditës së sotme ku kanë ushtruar kontrolle të shumta nëpër shtëpi dhe biznese të ndryshme. Bëhet me dije se aksioni është organizuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” dhe deri më tani janë shoqëruar të paktën 10 persona.m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY