Tronditet Shkodra, vrasje me armë zjarri në një kafe në ‘Rus’, kush...

Tronditet Shkodra, vrasje me armë zjarri në një kafe në ‘Rus’, kush është viktima. Policia tregon detajet

195
0
Shares

Një person u ekzekutia këtë mëngjes në lagjen Rus në Shkodër dhe një tjetër u plagos.

Personi i ekzekutuar me armë zjarri ëshzë Naim Bajri.

Vrasja ndodhi në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.

Vrasja u bë në një bar kafe ndërkohë që zona është një nga më të populluarat në qytetin e Shkodrës.

 

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytetin e Shkodrës me qëllim kapjen e autorit. 20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë edhe djalin, Endritin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 21.10.2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri. a.b

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY