Pacientja përgënjeshtron Ramën në emision: Unë i blej fishat e diabetit 60...

Pacientja përgënjeshtron Ramën në emision: Unë i blej fishat e diabetit 60 mijë lekë në muaj

519
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është përballur sonte në emisionin Opinion me një zonjë e cila deklaron se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj.

Por pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë i ftuar për një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?

Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.

Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.

Zonja: Jo, jo i blej vetë.

Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…

Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevoj për informim. Pas emisionit do flasim. Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY