EUROBAROMETRI/ Erion Veliaj, 50 % e banorëve të Tiranës kundër drejtimit të...

EUROBAROMETRI/ Erion Veliaj, 50 % e banorëve të Tiranës kundër drejtimit të tij. Venitet edhe ndër socialistë pasardhësi i Ramës

55
0
Shares

Thuajse gjysma (48,3%) e banorëve të Tiranës u deklaruan se drejtimi i bashkisë nga Erion Veliaj është i gabuar dhe vetëm 35 % e tyre konsideronin se Veliaj po drejton mirë, shifër kjo afro 20% më e ulët se sa ishte ajo që votoi për Veliajn në vitin 2015.

Banorët mendojnë se gjërat në Tiranë nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës (71,7%) shqetësim kryesor kanë koston e jetesës, raporton euronews nisur nga një sondazh i këtij televizioni.

Probleme të tjera për qytetarët në Tiranë janë edhe ndërtimet e shumta (37,2%), ndotja dhe plehrat (29,9%), transporti publik (29,7%) dhe taksat e bashkisë (28,9%).

Trafiku i rënduar është shqetësim për çdo tre në pesë (60,1%) kryeqytetas.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës janë këmbësorë (34%). Më pak se një në tre (31%) qytetarë të Tiranës përdorin makinën e tyre personale për të lëvizur. Po aq janë edhe kryeqytetasit të cilët përdorin transportin publik (30%). Vetëm 5% e qytetarëve të Tiranës lëvizin me biçikletë apo motor.

 

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 15-25 Mars në nivel lokal të bashkisë Tiranë, me 1000 intervista ballë për ballë në familje, raporton tv euronews. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY