BLEDI KASMI/ Pse Rama po kërkon të peshkojë një President në Kosovë?

BLEDI KASMI/ Pse Rama po kërkon të peshkojë një President në Kosovë?

29
0
Shares

Nga Bledi Kasmi (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Ramës i duhet një kukëll-President nga Kosova për të ç’bërë Kosovën. Si mund ta bëjë këtë? Natyrisht është i njëjti skenar që në fillim të hyrjes së tij në qeveri.

Synimi i parë është që të eklipsojë institucionet legjitime të Kosovës.
Pra, përderia kemi President nga Kosova tek “Nëna Shqipëri” përse na duhet një president tjetër në Kosovë?

Pastaj, nëse ky President thotë se jemi dakort për “Ballkanin e Hapur” pak rëndësi do të ketë mendimi i Vjosës në Kosovë, sepse një tjetër President po nga Kosova është pro këtij “lloj Ballkani”!

Edhe opozitës së “Ballkanit të Hapur”, Rama u thotë në këtë rast se ju nuk mund ta doni më shumë Kosovën se ky President nga Kosova. Dhe imagjinoni pastaj skur Rama të peshkojë ndonjë luftëtar të UÇK-së për President në Shqipëri se sa të lehta do të ishin kauzat e pista për ta nënshtruar Kosovën!

Me një President të peshkuar në Kosovë, Rama mund të shkojë edhe më tej, tek ajo pika e rishikimit të kufije. Një pakt mes një Presidenti nga Kosovë dhe Pesidentit serb, Vuçiç për qëllimet që ka dështuar deri tani, do ta ishte synimi i Ramës duke anashkaluar pra vetë Kosovën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY