Berisha tregon diskutimet te Rithemelimi: Po diskutohet për listat e kryesive dhe...

Berisha tregon diskutimet te Rithemelimi: Po diskutohet për listat e kryesive dhe kryetarëve

29
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha foli sot në lidhje me diskutimet në mbledhjen e Rithemelimit mbajtur këtë mesditë në selinë e PD.

“U diskutua për listat me të cilat do të votohet për kryesitë, kryetarët. Lista do u dërgohet kryesive të PD që do të japin viston përfundimtare, kam besim të plotë se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës, grupseksionit dhe kështu me radhë. U diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast dua të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim veç pajisjes me dokumentat e PD dhe jo për qëllime votimi, këtu duhet të jemi të qartë.

U ra dakord që çdo proces një anëtar ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët ç’ka do të thotë në përputhje me statutin. Në këtë diskutim të zgjeruar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit me organizata të tjera vec organizatave partnere dhe ky bashkëpunim do të jetë lokal dhe qendror. PD po bën një hap drejt hapjes të forcës politike”, tha Berisha.

Pyetje: Kim e njohu Alibeajn si kryetar të komanduar të PD, a rrezikon PD shpalljen non grata?

Berisha: Kryetari i PD-së, u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 kundër tij nga delegatët dhe me 44 mijë vota të anëtarëve. Përveç anëtarëve të PD-së, asnjeri, as guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk do ketë kurrë tagër të caktojë kryetarin e partisë Demokratike. Kam patur rastin të dërgoj edhe mesazhin dhe e përsëris këtu se kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk e përcakton askush veç anëtarësisë.

Cili është qëndrimi për Presidentin?

PD nëse do propozojë do merret vendim nga forumet më të larta nga këshilli që do zgjidhet nga Kuvendi i 30 prillit. Në parim por si rregull opozita nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës, nëse ai vendos që presidentin ta propozojë opozita, atëherë do nisin konsultimet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY