VIDEO/ Ushtria ruse bombardon maternitetin dhe spitalin e fëmijëve në Mariupol, reagon...

VIDEO/ Ushtria ruse bombardon maternitetin dhe spitalin e fëmijëve në Mariupol, reagon Perëndimi

43
0
Shares

Një spital për fëmijë dhe materniteti në Mariupol u godit sot nga forcat ruse duke e shkatërruar plotësisht.

Videoja tregon pamjen e tmerrshme jashtme të spitalit pediatrik dhe maternitetit në Mariupol, ku ngrihet tymi dhe ndërtesa që digjet.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka deklaruar se sulmi ndaj maternitetit në qytetin e Mariupol është një nga krimet më të neveritshme që ka kryer ushtria ruse. Ajo është pyetur pse NATO nuk do të vendosë një zonë ndalim-fluturimi, për të cilën ka bërë thirrje edhe presidenti i Ukrainës Truss u përgjigj se mënyra më e mirë për të ndihmuar Ukrainën është ajo përmes armatimit anti-ajror, të cilat Britania e Madhe dhe aleatët e saj po i ofrojnë.

Duke folur në konferencën për mediat në Uashington, ajo vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar po kërkon të përjashtojë plotësisht Rusinë nga sistemi i pagesave financiare SËIFT dhe t’i japë fund përdorimit të naftës dhe gazit rus në grupin e vendeve të pasura G7.

“Ne nuk duhet të ndalojmë derisa Putini të dështojë në Ukrainë dhe të rivendoset sovraniteti i vendit”, thotë ajo. r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY