DEKLARATA/ Dobësohet më tej pozicioni i Bashës në krye të PD, mbështetësi...

DEKLARATA/ Dobësohet më tej pozicioni i Bashës në krye të PD, mbështetësi kryesor i kërkon të largohet

44
0
Shares

Përmes një postimi në Facebook anëtari i kryesisë dhe deputet i PD, Ervin Salianji i ka kërkuar sot Lulzim Bashës të largohet nga posti i kryetarit të PD dhe të hapë rrugën për zgjedhje të reja në parti.

Salianji është ndër mbështetësit kryesorë të Bashës ndërkohë që kërkesa e tij për dorëheqje tregon se pozicioni i Bashës është dobësuar shumë.

Postimi i Salianjit:

Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike.

Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.

Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet!

Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!

Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është  barrë e rëndë për opozitën!

LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!

Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore  vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY