I dënuar me 7 vjet burg në Itali, bënte jetë normale në...

I dënuar me 7 vjet burg në Itali, bënte jetë normale në Tiranë

35
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sette”, i zhvilluar Seksioni i Forcës së Posaçme Shqiponja, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Shërbimet e policisë bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

– K. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasja”, “Plagosja e rëndë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument identifikimi të falsifikuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY