Fiks Fare denoncon një skandal në klinikën estetike, gjaku hidhet, analizat fallco

Fiks Fare denoncon një skandal në klinikën estetike, gjaku hidhet, analizat fallco

243
0
Shares

Fiks Fare denoncoi sot se si një klinikë estetike në Tiranë tallet me pacientët e saj, në analizimin e gjakut.

Bëhet fjalë për klinikën Dermolife e cila kampionet e gjakut që u merr pacientëve për analiza, përpara se të kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale apo të tjera, i hedh ne koshin e mbeturinave.

Pacientëve u printon përgjigje të gatshme analizash.

Fiks fare solli një rast për ndërhyrjen për vendosjen e balonit gastrik në stomakun e një pacienti. Analizat i kushtonin atij 100 euro.

Kampioni përfundon në plehra ndërkohë që formularët e analizave janë të gatshëm, behët vetëm ndryshimi i të dhënave të pacientit.

Sipas ankesës të ardhur në Fiks Fare kjo klinikë abuzon me pacientët, pasi analizat e kryera hidhen në kosh të plehrave. Për të vërtetuar këtë abuzim gazetari i Fiksit shkon në klinikën Dermolife si pacient. Kërkon që të bëjë ndërhyrje për vendosjen e balonit gastrik për dobësim. Pasi bie dakord për çmimin që duhet të paguajë (çmimi i balonit është 2000 euro) , gazetarit i kërkohet nga klinika të kryejë analizat e gjakut duke i marrë edhe një kampion gjaku nga trupi i tij. Ndërkohë që emisioni Fiks Fare është infiltruar me anë të bashkëpunëtoreve brenda klinikës. Ata xhirojnë mostrën e gjakut e cila pasi është marrë nga pacienti ,hidhet direkt në kosh të plehrave dhe nuk dërgohet në laborator. Bashkëpunëtorja e  Fiksit bisedon me infermieren e cila i sqaron se kampionët i hedhin në kosh të plehrave dhe nuk i çojnë për analiza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY