Çfarë po ndodh tani në Kiev, shpërthimet e forta u dëgjuan rreth...

Çfarë po ndodh tani në Kiev, shpërthimet e forta u dëgjuan rreth orës 22.00

37
0
Shares

Rusia ka nisur bombardimet në rrethinat e Kievit, këtë mbrëmje, njoftojnë autoritetet vendase.

Rusanivka, Kurenivka, Boiarka, si dhe zona pranë Aeroportit Adërkombëtar të Kievit janë aktualisht nën sulm.

Sipas medias vendase “Kyiv Independent”, shpërthime të tjera janë raportuar edhe në Bila Tserkva ku dyshohet se është goditur një depo karburantesh.

Shpërthimet më të fuqishme ndodhën rreth orës 22.00. Banorët mendohen se janë strehuar në vendstrehime ndërkohë që goditjet e sotme shkaktuan disa viktima civile në Kiev.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY