VIDEO/ Selia e PD publikon sherret e ashpra te Topallit me Metën,...

VIDEO/ Selia e PD publikon sherret e ashpra te Topallit me Metën, lufton Topallin që bënte opozitë për t’u bërë kryeministër Basha

60
0
Shares

PD publikon videon ku zhvillohet një debat i ashpër mes Ilir Metës, kryetar i Kuvendit dhe Jozefina Topallit ish kryetare Parlamenti dhe deputete e PD.

Selia prej disa ditësh publikon video nga e shkuara plot debat e disa drejtuesve të PD me Ilir Metën me idenë se Ilir Meta është armik i demokratëve dhe se pikërisht për këtë mos votoni kandidatët e Shtëpisë së Lirisë. Në fakt, sado të qëmtosh videot e Metës në pushtet e Bashës në opozitë, nuk mund të gjesh një moment debati mes të dyve qofte edhe me 1% të nervit të Berishës, Topallit, Olldashit etj.

Tani ky thotë se Berisha po ia jep demokratët Metës duke mos respektuar as integritetin e demokratëve. Po për cilët demokratë qan ky; ata që ua mbylli derën me blinda dhe i qerasi me gaz antizjarr vdekjeprurës. Ashtu si gjithnjë nuk gjen ndonjëherë as një thagëm që mban aq sa vesa e mëngjesit. Gjithnjë i gjen me kohë më të shkurtër mbijetese.

Ja edhe deklarata e rradhës:

Moldavja e Metës në Shkodër. Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

Sot kërkon vota e demokratëve për partinë e tij, por Metën e quan mafie.
Demokratët dhe shkodranët nuk gënjehen nga mashtrimet e mafias, apo non grateve që duan ta përdorin Shkodrën për hallet e tyre.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT apo do të refuzojnë non gratat.
Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafias siç e quan zonja që sot urren PD.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:
Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin!
Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!
Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave!

Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës, mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY