Rama dëshmon në komisionin e inceneratorëve

Rama dëshmon në komisionin e inceneratorëve

22
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në komisionin hetimor të inceneratorëve ndërkohë që kryetarja e komisionit Jorida Tabaku ka 51 pyetje per Edi Ramen.

Jorida Tabaku: Të nderuar qytetarë, mirëdita!
Ju falënderoj për praninë tuaj në mbledhjen e radhës në Komisionin Hetimor për trajtimin e procedurave per impiantin e mbetjeve ne qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes.

Ky komision hetimor i nisur ne datën 28 tetor te vitit 2021, i kërkuar nga PD pas bërjes publike 6 vitet e fundit te aferës se djegësve ne qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes deri me sot ka provuar fakte shume te rëndësishme per opinionin publik. Ne gjykimin tone ne kete afere përveç klientelizmit politik, korrupsionit te dyshuar politik por edhe te faktuar nga akuzat e SPAK-ut; vjedhje taksash me ligj, krijim monopolesh, vendime kolegjiale te bashkisë dhe te qeverise, njëkohësisht ka edhe uzurpim te kompetencave nga persona me funksione publike.
Ne kemi pasur nje liste te gjate me 41 deshmitare.

Sot eshte dëshmia e fundit. Përpara komisionti hetimor eshte thirrur shtetasi Edi Rama ne cilësinë e dëshmitarit per rolin dhe vendimmarrjen e tij si Kryeminister gjate tre procedurave koncensionare.

Rama asnjë përgjigje për pagesat 4 mln euro të kompanive të Lefter Kokës; asnjë përgjigje për pagat mbi 150 mijë të babait të Alqi Bllako.

Kryeministri Rama ka deklaruar se BE nuk është kundër incenerimit.

Ka ndlrhyrë Tabaku duke cituar raportet e BE. Më pas Rama tha se kjo është e saktë, pra nuk është kundër por i shqetësuar.

Jorida Tabaku: Z.Rama, z. Dëshmitar une e di qe ndoshta me batuta mund te jeni shume mire, edhe me propagande.

Une kam lidhje me fakte, me shifra, me argumente, me dëshmi qe kam dëgjuar ne kete komision. Do ‘ju kërkoja me shume mirësjellje qe te vazhdonim me pyetjet duke evituar çdo koment.

Ne qofte se ju gjykoni se nuk përgjigjeni dot, qe është jashtë kompetencave te Kryeministrit, qe nuk ka lidhje me funksionet e Kryeministrit, mund te na përgjigjeni kështu.

Do t’ju kërkoja qe te fokusoheim tek çështje, argument, faktet dhe shifrat.

Keni gjithë mundësinë qe çdo batute kundrejt çdo kujt prej nesh mund ti bëni jashtë kësaj salle.

Z. Dëshmitar a është z.Damian Gjiknuri, i cili ne kete komision deklaroi qe ka njohje dhe ka udhëtuar me këto persona qe ne vitin 2001, nje nga pronaret përfitues sipas ligjit qe qeveria e Shqipërisë ka miratuar se fundmi ne parlament? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY