Monika Kryemadhi publikon deklaratën e Veliajt: As për 30 mijë lekë nuk...

Monika Kryemadhi publikon deklaratën e Veliajt: As për 30 mijë lekë nuk vendoste pa këshillin por për 430 milionë e bëri

29
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, iu përgjigj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i përmendi emrin gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa tha se “Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.

Kryemadhi thekson se Veliaj nuk kalonte as 30 mijë lekë pa këshllin por për inceneratorin e bëri.

https://fb.watch/bkwzhvlnjl/

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY