Do shemben bizneset dhe shtëpitë nga Filologjiku deri në Unazën e Re....

Do shemben bizneset dhe shtëpitë nga Filologjiku deri në Unazën e Re. Zgjerim i rrugës së Saukut

80
0
Shares

Agjencia Shtetërore për Shpronësim lajmëron prishjen e një numri të madh biznesesh, shtëpish përgjatë rrugës nga Fakulteti Filologjik deri në Unazën e Re.

“Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, përinteres publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës sëtokës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat, të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Ata duhet të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, pranë ARRSH-së, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 2,025,300.00 lekë”, thuhet në njoftimin e shpronesimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY