REDIN HAFIZI/ Basha doli lakuriq

REDIN HAFIZI/ Basha doli lakuriq

57
0
Shares

Nga Redin Hafizi (Marrë nga faqja e tij në Facebook) 

Kurre nuk kam patur problem me policine personalisht, por gjithnje kur policia ka patur problem me mua, ka qene sepse i kam qendruar perballe.

Nuk kam besuar kurre se ajo polici mund te me mbroje dhe sot me vjen turp qe shoh PD, per te cilen kam sakrifikuar, te mbrohet nga policia. Ajo nuk eshte me PD, pasi PD qe njoh une nuk akuzon demokratet dhe mbrohet nga demokratet, por ulet dhe bisedon me demokratet.

Me sa duket Basha dhe sejmenet e tij nuk kane zgjedhur te ardhmen e bashkimit te demokrateve, por te ardhmen e dhunes ndaj demokrateve.

Sot doli me pamje te qarta se kush eshte perballe policise se regjimit te Rames dhe kush qendron pas mburojave dhe skafandrave. Bashes sot i ra edhe gjethja qe e mbulonte, pasi cdo veshje i ishte grisur rruges. Sot u duk qarte se Basha dhe sejmenet e tij i kane perdorur demokratet neper protesta thjesht per interesa biznesi dhe interesa te ndyra. Ishin te njejtet demokrate qe keqtrajtoheshin nga policia neper protestat e kaluara. Ishin te njejtet demokrate qe helmoheshin neper te njejtat protesta dhe qe sot u helmuan me te njejtin gaz nga mercenare te paguar me para te ndyra nga brenda mureve te shtepise se tyre.

Ne ate kohe kishte ende demokrate qe besonin se nuk ishin te tradhetuar nga lidershipi i atehershem.
Sot te njejtet demokrate e ndjene ne kurriz nga shkopinjte e drunjte, e ndjene serish ne syte e tyre te perveluar, e ndjene ne ndergjegjen dhe ndjenjen e krenarise se dhunuar nga policia tradhetine e Lulzim Bashes dhe sejmeneve te tij. Kjo dhune ndaj dinjitetit te demokrateve kane ngritur krenarine e tyre, por nderkohe Bashes i kane hequr edhe gjethet e pakta me te cilat mbulohet.

Gjithashtu nderkohe kur mbreti fodull ecen lakuriq neper portale dhe perfaqesi diplomatike, sejmenet e tij e pergezojne per veshjen e hijshme qe nuk ekziston. Keshtu Basha kapi Ramen ne lakuriqesi, nderkohe qe me kujdes ka perzgjedhur edhe te ngjashmen e Delines ne foton e lakuriqesise se Edi Rames.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY