Berisha kërkon dorëheqjen e anëtarëve të emëruar të kryesisë së PD. Një...

Berisha kërkon dorëheqjen e anëtarëve të emëruar të kryesisë së PD. Një këshillë për deputetët e PD

42
0
Shares

Ish kryeministri Berisha i kërkoi sot anëtarëve të emëruar të kryesisë sl PD të japin dorëheqjen pasi janë në kundërshtim me statutin. Ndërkojë nga deputetët ai kërkoi që të dëgjonin bazën demokrate.

“Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë. Procesi që zgjodhi ai për kryetar të PD ishte kryekëput i manipuluar. Edhe ky shkelmoi mbi votën. Na zgjodhi një kryesi pa votë, për herë të parë në hiostorinë e PD. Peng Basha që imiton Ramën, zhduku votën. 60% të Kryesisë e emëroi. Histori më të turpshme nuk ka, spostim i partisë drejt organizimeve komuniste. Kryesia nuk emërohet, Kryesia zgjidhet me votën e fshehtë të përfaqësuesve tuaj dhe vetëm atëherë është legjitime, por ai nuk e sillte te vota e  fshehtë sepse e dinte që nuk fitonte Kryesia e tij, ndaj shkeliu statutin me të dyja këmbët. Emëroi një Kryesi e cila në një akt ilegjitim dhe të turpit historik, vendos të thërrasë anti-Kuvendin e pluralizimit politik. Jam këtu nga ju për t’i bërë thirrje çdo anëtari Kryesie, nuk jeni të zgjedhur sipas statutit, jeni të emëruarit e Lulzim Bashës, përveç dy kryesuesve të forumit dhe 15 të zgjedhurve, jepni dorëheqjen dhe bashkohuni me Kuvendin rithemelues të PD”. 

Në vijim Berisha i kërkoi Bashës që të dalë dhe të tregojë nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballë, kur doli dhe paralajmëroi mbërritjen e 5 mln euro në Portin e Durrësit.

“Është e vërtetë që i ka përmendur Toyota Yaris në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng. Prandaj, Lulzim Basha dil dhe sqaro shqiptarët, ndave apo jo para me Taulant Ballën për atë aferë. Na ngrihet një ditë të martë në Parlament dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyotat e mbushura me 5 mln euro. I thash ku e gjetë këtë, më informuan tha. Eurot erdhën dhe nuk u kthyen. I them pse nuk u kthyen ato euro pasi t’i njoftove. Ndiqeshin me GPS, tha. Çudi i them. Eurot erdhën në Durrës 1.5 mln euro më pak. Kanë ardhur hetuesit belgë disa herë dhe Basha nuk u shkon që t’i hetojë. Unë dhe demokratët kërkojmë transparencë”
, u shpreh Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY