Berisha në foltoren e Matit: PD e rithemelojmë me 11 dhjetor, Rama...

Berisha në foltoren e Matit: PD e rithemelojmë me 11 dhjetor, Rama do të marrë përgjigjen

47
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në takim me demokratët e Matit se 11 dhjetori është shpëtimi i pluralizmit në vend.

“U shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë përpjekjes së re të madhe për një parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur se kurrë. Firmat tuaj, mbështetja juaj do rithemelojë me datë 11 dhjetor partinë Demokratike dhe pluralizmin politik shqiptar.

11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga vitit 90. E kurorëzimit me rithemelimin e PD. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, ata që menduan se narko-shteti do jetë e ardhmja e shqiptarëve, ata që menduan të shkatërrojnë shqiptarët gabuan rëndë. Edi Rama mer me 11 dhjetor përgjigjien më të hidhur që mund të ketë marrë dikush në këto 30 vite”, tja Berisha në fillim të takimit.

Në vijim Berisha duke patur parasysh Bashën tha se pengu i tij i cili është futur në lojën më të rrezikshme në 30 vitet e fundit, do të arkivohet në arkivat e turpit në historinë ë këtij vendi. Mafia e George Sorosit do të dështojë me turp dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria dhe forcat konservatore kudo në botë, tha ndër të tjera Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY