EMRAT/ 6 tregtarët e ndaluar sot nga policia, 300 produkte pa pullë...

EMRAT/ 6 tregtarët e ndaluar sot nga policia, 300 produkte pa pullë fiskale në 6 magazina

235
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka dhëmë detaje të reja në lidhje me aksionin antikontrabandë të kryer sot në disa ndërmarrje inporti në Tiranë.

Personat e ndaluar nga policia janë:

Anxhela Dauti, Manol Lekaj, Bruno Sanija, Eduard Gjura, Kejvi Sulaj dhe Bledar Çela.

Detajet e prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.8390 viti. 2021 për veprën penale te “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale” parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a i K.Penal

Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe ligjore për disa subjekte për veprën penale të “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale” parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a i K.Penal eshte urdheruar regjistrimi i procedimit penal per te zberthyer nje skeme te dyshuar te magazinimit dhe tregetimit te mallrave kontrabande nga disa nga subjektet te dyshuara që kryejnë aktivitetin e sipërpërmendur duke i shkaktuatr deme te kjonsiderueshme financiare shtetit.

Skema eshte e thjeshte dhe e qarte

Mallrat te cilat dyshohet se hyjne ne territorin e Republikes se Shqiperise duke shmangur detyrimet doganore dhe me pas tregetohen duke shmangur dhe detyrimet e tjera, magazinohen ne magazinat postare dhe me pas shperndahen me ane te sherbimeve private postare jo vetem ne Repubuliken e Shqiperise por edhe ne Kosoive dhe ne Maqedoni, pra ne kete rast ekziston dyshimi i arsyeshem qe keto pika magazinimi dhe shpendarjeje te mallrave te jene pika qendrore te shpendarjes se mallrave kontrabande, te falsifikuar per te gjithe Rajonin dhe duke i shkaktuar shtetit deme financiare prej miliarda lekesh

Nga ana e Prokurorise, nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, jane kryer veprime te plota hetimore duke perfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mengjesin e dates 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme. nga Oficeret e Seksionit te Krimit Erkonomik ne DVP Tirane me mbeshtetjen e grupeve te Drejtorise se Pergj, te Tatimeve dhe Drejt se Pergj. te Doganave si dhe u be sekuestrimimallrave te papajisur me dokumentacionin perkates, te paketuar dhe gati per tu shperndare ne nje rrjet kapilar ne Shqiperi dhe ne Rajon si dhe 5 magazinave postare me vlere qindra milione leke.

Gjate ketyre veprimeve jane sekeustruar mallrat dhe magazinat postare dhe grupet e punes po vazhdojne veprimet per te inventarizuar dhe perllogaritur vleren e mallrave te sekuestruara e cila rezulton te jete e konsiderueshme:

P Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar gjithe skemen e importimit dhe tregetimit te mallrave te cilat i shmangen detyrimeve tatimore duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY