Pezullohet drejtori i shkollës në Pogradec për dy 14 vjeçaret

Pezullohet drejtori i shkollës në Pogradec për dy 14 vjeçaret

24
0
Shares

Pezullohet drejtori i shkollës së Stropckës në Pogradec, Adriatik Haxhillari pas disa ditësh që emri i tij u përfshi në një skandal ngacmimi seksual i akuzuar nga dy nxënëse 14 vjeçare për ngacmim seksual.

Vendimi u mor që drejtori i arrestuar do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Adriatik Haxhillari dyshohet se ka bërë veprime ngacmuese ndaj 2 vajzave të klasës së 9-të, fillimisht në ambientet e shkollës dhe më pas u ka dërguar mesazhe nëpërmjet celularit në orët e vona të natës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, sqaroi Policia e Pogradecit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY