Berisha me FRPD: Pengkryetari duhej të ishte këtu sot në debat me...

Berisha me FRPD: Pengkryetari duhej të ishte këtu sot në debat me ju dhe me mua. Sulmoi Këlliçin se kishte frikë se i zinte vendin

54
0
Shares

Ish kryeministri Berisha zhvilloi me disa qindra të rinj të demokratë në Tiranë  tek Universiteti i Arteve.

Të rinjtë kanë brohoritur me thirrjet: O Berisha o hero, gjithë Shqipëria ty të do që në fillim të takimit.

”Ju anëtaret dhe anëtarët, drejtuesit e forumit rinor nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narko shtetit dhe narkopolicisë, me shëmtinë e qelive të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD.

Unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtysë e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në një moment kritik. Unë kam bindje, jam i sigurtë që së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare.

Ne do të përmbysim narkoshtetin e bazuar te krimi dhe korrupsioni, ne do të shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se me këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë”, u shpreh Berisha mes të tjerave”, tha Berisha që në fillim të fjalës së tij.

Në vijim ish kryeministri Sali Berisha tha se Basha duhet të përballet me të gjithë anëtarët e PD dhe të mos fshihet e trembet prej tyre. Ai e ka ftuar Bashën madje në debat, dhe shtoi se sillet njësoj sikur të ishte shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë.

Ne në këtë betejë kemi probleme të forta të brendshme, pengkryetari ka humbur çfarëdolloj morali, dhe së fundi është vërsulur ndaj organizatës suaj, dhe organizatës së grave, në një hakmarrje të turpshme dhe primitive, po të ishte burrë, vendi i tij duhet të ishtë këtu  përpara jush, me Belindin, me mua, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhëra me telefon dhe deklaron uzurpimin e forumit rinor, lidhjes së grave.

Askush nga ju nuk është kundër zgjedhjeve, por ato janë kompetencë e juaja dhe vetëm e juaja, do të jeni ju që do të përcaktoni procesin zgjedhor. Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, e ka kapur një frikë dhe tmerr nga ju, nga zonjat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. I thoni që të mos fshihet, dhe të dalë në debat me ju, po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Hollandë”, tha Berisha.

Më pas kryetari i FRPD, Belind Këlliçi e ka quajtur domosdoshmëri praninë e tij në Foltoren e Sali Berishës, e cila sipas tij ka në përbërje të saj të gjithë anëtarët e partisë.

Këlliçi tha se PD është një parti e ndërtuar mbi bazën e demokracisë, dhe nuk mund të bëjë të kundërtën e asaj që ka si themel dhe ideologji.

Berisha nga ana e tij tha se Basha nuk e futi në lista Këlliçin në zgjedhjet e 2017-tës, pikërisht nga frika se mos i zinte vendin, për shkak të mbështetjes që kishte nga të rinjtë.

Belind Këlliçi: Dua të falenderoj çdo anëtar të forumit që në këto vite nuk ka lënë rrugicë pa trokitur për të kërkuar votën për PD, unë sot jam deputet falë jush, ju jam mirënjohës përjetë. Mandati im nuk është i përjetshëm.

Unë as nuk mund ta mendoja që të mos isha sot pjesë e Foltores, do të ishte çmenduri që unë të kisha frikë për të thënë mendimin para anëtarëve të forumit.

Berisha: Unë do të them dy fjalë sot këtu, Belind Këlliçi iu ka përfaqësuar ju me dinjitetin më të madh, u ka qendruar besnik ju , edhe në kohën kur iu bënë jashtë çdolloj konteksti padrejtësitë më të mëdha, edhe kur u përjashtua nga mundësia për tiu përfaqësuar ju në Kuvend, se kryetari shihte mundësinë se mund ti zinte vendin. Belind Këlliçi nuk u lëkund nga ju, qëndroi besnik

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY