Kontrolle në banesën e emrit të njohur në Fier. Hetime intensive për...

Kontrolle në banesën e emrit të njohur në Fier. Hetime intensive për vrasjen e Backës

112
0
Shares

Paraditen e djeshme, zv/drejtori i policisë së Qarkut Fier, së bashku me një trupë policore “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në zonën që në Fier njihet si “15 katëshi”, ku banon një prej emrave të botës së krimit në këtë qytet me inicialet A.I.

Kontrolli ka lidhje me hetimet qe kanë nisur për vrasjen e Demir Backës 2 ditë më parë.

Një konflikt i nisur gati 1 vit e gjysëm më parë në ambjentet e Bar-Kafe “Piazza” në Fier dyshohet të jetë bërë shkak për vrasjen me 16 plumba të biznesmenit, Demir Backa në Fier, raporton ora news.

Ky i fundit është konfliktuar me një nga personazhet e njohur të botës së krimit në Fier, me inicialet A.I, ku Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte.
Ky moment ka sjellë nxehjen e gjakrave mes të dyja palëve, ku edhe pse ka pasur tratativa për të shuar vijushmërinë e konfliktit, në fakt A.I, nuk ja ka falur.

Megjithëse policia beson se vrasja është kryer nga një skuadër nga Vlora, e mirëorganizuar dhe me eksperiencë në vrasjet me pagesë, konflikti në fjalë është një nga pistat kryesore që po heton policia e Fierit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Ky konflikt njihej nga policia e qytetit dhe banorët e Fierit, por çuditërisht asnjëra nga palët nuk kishte pranuar të bënte denoncim në polici dhe prokurori.

Sherri ka ndodhur në një nga ambjentet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe A.I së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për tu sqaruar lidhur me një konflikt të lindur mes djalit të A.I dhe mbesës së Demir Backës.

Mbesa e këtij të fundit ishte qëlluar qëllimisht me makinë nga djali i A.I, i cili në mënyrë të vazhdueshme e përndiqte vajzën.

Ky incident solli që të rriturit së bashku me fëmijët e tyre të takohen në ambjentet e Bar-Kafe “Pizza”, me shpresën se do sqaroheshin dhe linin rehat njëri-tjetrin.

Por në vend që të sqaroheshin, situata ka dalë jashtë kontrollit, ku Demir Backa ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte A.I, i cili njihet në Fier si një nga eksponentët e krimit të organizuar me shumë ndikim në këtë qytet.

Babë e bir, mësohet se kanë ikur të turpëruar dhe ofenduar nga ambjentet e Bar-Kafe “Piazza”. (Marrë me redaktime nga Ora news)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY