Kalbja e prodhimeve, deputeti i Qarkut Korçë, Bledion Nallbati: Rama nuk firmosi...

Kalbja e prodhimeve, deputeti i Qarkut Korçë, Bledion Nallbati: Rama nuk firmosi në Egjipt asnjë marrëveshje në interes të fermerëve

105
0
Shares

Kalbja e prodhimeve të fermerëve të Korçës e ka nxitur deputetin e këtij qarku të reagojë ndaj kryeministrit Rama.

Bledion Nallbati tjekson se Rama nuk firmosi në Egjipt asnjë marrëveshje në interes të fermerëve, kur njihet nevoja e këtij vendi për produkte të tilla.

Deklarata e Nallbatit:

Në seancën e fundit plenare i kërkova kryeministrit firmosjen e një memorandumi me vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht Egjiptin si vende që kanë interes të lartë për produktet tona. Memorandumi ekziston dhe sorollatet prej kaq vitesh nëpër zyrat e qeverisë.

Kryeministri i këtij vendi ndodhet prej dy ditësh në Egjipt ku memorandumet që ka firmosur nuk kanë lidhje me interesat e fermerëve dhe bujqve, prodhimet e të cilëve kalben e hidhen kanaleve, siç mund ta shihni dhe në këto pamje të prodhimeve të këtij viti.

Kryeministri zgjodhi të firmosë tre memorandume që për nga rëndësia sigurisht që mund të presin, ndërsa prodhimet e shqiptarëve jo. Mos harroni z.kryeministër, rreth 50 milionë euro kap shifrën vetëm prodhimi i mollës në një sezon në qarkun e Korçës, nga të cilat as 50% e tyre nuk përkthehen në të ardhura në familjet e fermerëve shqiptarë.
Bëhuni seriozë dhe lëreni propagandën mënjanë. Ato marrëveshje me demek kulture që keni firmosur ju nuk i hyjnë në punë as dreqit! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY