Turturohet dhe grabitet biznesmeni nga 10 persona brenda në shtëpi, i zhdukin...

Turturohet dhe grabitet biznesmeni nga 10 persona brenda në shtëpi, i zhdukin 100 mijë euro. Policia jep detajet

206
0
Shares

Një biznesmen është dhunuar dhe lidhur gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro, raporton report tv.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armës duke e larë në gjakë për t’i dhënë çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

10 grabitësit kanë marrë para kesh, dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Familja ka qenë për darkë tek një mik dhe janë kthyer rreth orës 23:00 dhe rreth orës 01:00 të natës grabitësit kanë hyrë në banesë ku i kanë gjetur familjarët nw gjumë. a.b

Krujë/Informacion paraprak:

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY