Del foto e biznesmenit, detaje të reja rreth vrasjes së Backës

Del foto e biznesmenit, detaje të reja rreth vrasjes së Backës

100
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa.

Në automjetin e gjetur të djegur në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Mësohet se makina e djegur me të cilën u krye atentati ndaj Demir Backës ka qenë me targa të Kosovës.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti.

Të paktën 2 persona janë përfshirë në ekzekutim dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precedent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY