Eksperti kriminalist ngre dyshimet: Vrasje me agjentë kimikë, e fshehtë, vrasja e...

Eksperti kriminalist ngre dyshimet: Vrasje me agjentë kimikë, e fshehtë, vrasja e njëjtë tek të katërt

216
0
Shares

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça ka komentuar vdekjen misterioze të katër turistëve rusë në Qerret, gjatë emisionit Open në Top Channel.

Ai e lidh vrasjen me pozicionin e lartë ushtarak që ka mbajtur babai i familjes ruse.

“Ka qenë ushtarak i lartë babai. Këtë nuk e bën as gazi, as temperatura e lartë, as asfiksia, as droga. Nuk e bën dot njësoj te të katërt. Kjo ngre dyshim shumë të madh. Mund të jenë përdorur…Mund të ketë argjinaturë. Mund të ketë background më i sofistikuar se aq. Po të ngrihen pistat do të gjykosh kuzhinën, fqinjët dhe të gjithe itinerarin. Helmimi mund të ketë ndodhur diku tjetër. Në hotel duhet të kesh një përditshëmri, që unë të inskenoj diçka që të biesh pre atij sulmit. Në hotel mund te jenë rekrutuar pjesëtarë për ta kryer këtë shërbim. Duhen parë dhe ushqimet që kanë konsumuar edhe në Maqedoni. Po të jetë e njëjta si në 2018 në Britani, atëherë do jenë përdorur substanca që nuk i identifikon asnjëherë laboratori jonë. Nuk i ndjen, nuk i shikon. Prek lëkurën dhe nuk dallohet. Vrasje e fshehtë. Është sfidë e madhe që të zbulohet”, tha Karamnuça.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY