Rama heq dorë nga rritja e çmimit të energjisë, prezanton plan me...

Rama heq dorë nga rritja e çmimit të energjisë, prezanton plan me 3 pika për përballimin e krizës

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama hoqi dorë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël ndërsa garantoi furnizim të pandërprerë me energji për të gjithë shqiptarët.

Kreu i qeverise u shpreh se kriza energjitike per Shqiperine eshte ne aspektin financiar po aq sifiduese sa pandemia.

“Por duke e refuzuar kategorikisht çdo pretendim e çdo ide, se kjo krizë e rëndë nuk ka lidhje me Shqipërinë, e duke ju thënë se kjo është për ne një krizë që në aspektin financiar, mund të jetë për këtë shtet deri edhe po aq sfiduese sa pandemia, me pasoja monetare ku e ku më të rënda për vendin, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat, jo vetëm si qeveri po si bashkësi qytetarësh të vetëdijshëm, ju them edhe që plani ynë i kundërveprimit, nuk parashikon as rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e për biznesin e vogël, as ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike në shkallë vendi”, tha Rama.

Më poshtë plani i Ramës me tre pika:

1-  Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara

2-   Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara

3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY