TIRANË/ Shitësi i të bardhës në bulevardin ‘Bajram Curri’ kapet nga policia....

TIRANË/ Shitësi i të bardhës në bulevardin ‘Bajram Curri’ kapet nga policia. 46 doza shkojnë kot

83
0
Shares

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Sekuestrohen 46 doza me lëndë narkotike kokainë.

Vihet në pranga poseduesi dhe njëkohësisht shpërndarësi i lëndës narkotike.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY