Gramoz Ruci mban fjalimin e fundit, pas 30 vitesh pluralizëm në një...

Gramoz Ruci mban fjalimin e fundit, pas 30 vitesh pluralizëm në një Parlament monist

88
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbajti sot fjalimin e tij të fundit në seancën që shënon edhe përfundimin e një legjislature parlamentare.

“Në Kuvendin e Shqipërisë  kam ardhur si shërbyes publik dhe kam kontribuar me përkushtim e integritet.

Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur. Madje, do të thoshja, nuk kemi  mundur.

Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë”, e mbyllu fjalen e tij Ruçi, qe u shoqerua me pas me duartrokitjen e kolegeve deputete te pranishem ne seance.

Gramoz Ruci ka qënë numri dy i PS për tridhjetë vite me rradhë ndërkohë që është i vetmi ministër i diktaturës komuniste që ende ishte në parlament dhe mbante një post të lartë publik.

Ruci gëzon një mbështetje të fortë tek konservatorët e PS-së dhe ka qënë garanci që strukturat e vjetra të PPSH të barten në trashëgiminë politike të majtë në vend.

Ai mund të qëndronte prapë në politikë dhe prapë të votohej sic u votua tani në Fier, cfarë tregon se sa e konsoliduar është e vjetra në politikën shqiptare dhe sa ngadalë ka ecur reforma brenda politikë snë këto 30 vite.

Ruci u bë Kryetar i një Parlamenti sic e ka pasur në nisje të karrierës së tij, parlament monist, i pakulturë dhe i pa shkollë, i rrezikshëm për vendin, dëmokracinë dhe shtetin ligjor. Vetë Ruci kur u votua mori dy vota nga opozita si shenjë se instrumentat e ish ministrit të Brendshëm komunist funksionojnë edhe djathtas. R.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY