Ambasadorja Yuri Kim: Presim të shohim më shumë në ditët që vijnë

Ambasadorja Yuri Kim: Presim të shohim më shumë në ditët që vijnë

135
0
Shares

Ambasadorja Yuri Kim tha sot se suksesi nuk varet vetëm nga puna e një institucioni të vetëm teksa bëri thirrje që të ketë më shumë bashkëpunim nga institucionet e tjera të drejtësisë në vend, ndërsa foli në një konferencë nga Forumi për Drejtësinë Penale

Pavarësisht goditjeve të fundit nga ana e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, për ambasadoren ky moment nuk është ende maja e performancës së këtij institucioni.

“Ajo që kemi parë është një rezultat i një pune të gjatë e të vështirë. Presim që të shohim më shumë në ditët që do të vijnë.

Është mirë që shohë drejtuesit e organeve të akuzës në Shqipëri të mblidhen dhe të diskutojnë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit, jo vetëm krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju e dini më mirë se unë se ndjekja penale e sukssesshme nuk varet vetëm nga puna e mirë e një institucioni por bashkëpunimi i një sërë institucionesh. Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare sigurinë e përbashkët. Si pasqyrim i këtij synimi. Urdhri ekzekutiv i dhënë nga Biden duhet të nxisë punën e mirë të prokurorive në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Ju nxis që të gjithëve që të punoni sëbashku për të evidentuar boshllëqet në institucione dhe të gjeni mënyrat më të mira për t’i realizuar. SHBA do ju mbështesë gjithmonë”, tha Kim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY