Gramoz Qëndro i përgjigjet Auron Tares: Ai gënjen! Do ndjekim hapat ligjorë

Gramoz Qëndro i përgjigjet Auron Tares: Ai gënjen! Do ndjekim hapat ligjorë

251
0
Shares

Pas ndërhyrjes së policsë në një situatë të tensionuar në Tepelenë dhe ku Auron Tare tha se ishte goditur, ka reaguar edhe biznesmeni që menaxhon qendren e inerteve në zonë, Gramoz Qendro.
“Nuk është e vërtetë që është ushtruar dhunë. Unë i kam kërkuar zotit Auron prezencë. Ai nuk është as banor i zonës, as përfaqësues i bashkisë. Ai gënjen”.
“Aty është vetëm një shfrytëzim i inerteve. Ajo është një leje e përkohëshme. Ky kundërshtim bëhet nga Auroni dhe jo nga banorët e zonës. Janë abuzime të atij”.
“Nuk është zhvilluar dëgjesa me banorët për shkak të pandemisë dhe duhej të zhvillohej sot. Prezenca e Auronit provokoi atë situatë dhe nuk u zhvillua dëgjesa. Ky është tensioni i parë që kemi pasur me banorët. Kemi pasur debate por jo konflikte. Hapat e mëtejshme janë hapat ligjore. Ne nuk funksionojmë jshtë ligjit. Ne jemi korrekt me ligjin. Nuk ka përplasje me banorët. Ky është një akt i Auronit që shfrytëzon mediat për akte të tilla”, ka deklaruar per faxweb Qendro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY