Merr fund enigma për vrasjen e Carolinës, i shoqi pranon pak orë...

Merr fund enigma për vrasjen e Carolinës, i shoqi pranon pak orë pasi përkujtoi të 40-at

250
0
Shares

Babis Anagnostopoulos u arrestua nga policia këtë pasdite pasi më herët u ndalua prej saj.

I shoqi i Karolinës 20-vjeçares që u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen Glika Nera, të Athinës më në fund ka pranuar krimin si aksident.

Fillimisht Anagnostopolus nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por është “thyer” në vazhdim, sapo ekspertët e policisë  i vunë përpara provat, të cilat nuk mundi të justifikojë.

Ai i tha policisë se nuk donte ta kryente aktin, por çdo gjë ishte një aksident fatal. Kohët e fundit çifti kishte episode të ndryshme mosmarrëveshjesh mes njëri tjetrit.

Ngjarja e Glika Nera në Athinë ishte ndoshta e vetmja ngjarje kriminale në Greqi, kur policia dhe bandat të cilat nuk pranonin se ishin anëtarët e tyre që kishin kryer këtë krim makabër, bashkëpunuan mes njëri-tjetrit duke vënë në dispozicion të policisë informacionet e nevojshme. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY