JORIDA TABAKU/ Patronazhistët janë Sigurimi i ri!

JORIDA TABAKU/ Patronazhistët janë Sigurimi i ri!

73
0
Shares

Nga Jorida Tabaku

Kush ka takuar votues dhe demokratë përgjatë fushatës dhe pas saj e ka të qartë se skema e patronazhistëve, një formë moderne spiunimi, ka ndodhur dhe ka prekur jetët tona.

Atë shkruan edhe Le Figaro duke e ndërkombëtarizuar edhe më shumë realitetin e partisë shtet në Shqipëri. Një realitet që nuk duhet mohuar nga demokratët dhe për të cilin nuk duhet rreshtur së foluri në publik, në garë dhe në çdo mbledhje apo takim partie.

E vërteta është se partia shtet ka ndërtuar një skemë vertikale ku njeh dhe kontrollon gjithçka për qytetarët. Për këtë duhet të flasim sot mbi të gjitha ne deputetët që kemi dëgjuar dhjetra histori se si spiunët e rinj ndërhyjnë në jetët e tjetrit për t’i blerë apo influencuar votën.

Askush nuk mund ta mohojë dhe as të relativizojë të vërtetën, sidomos ne që kemi vuajtur nga një represion i llahtarshëm i patronazhistëve të diktaturës komuniste.

https://www.lefigaro.fr/international/l-albanie-et-les-fantomes-de-la-sigurimi-d-enver-hoxha-20210524

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY