Vrasje në Pejë, 40 vjeçari qëllohet në kafe

Vrasje në Pejë, 40 vjeçari qëllohet në kafe

45
0
Shares

Një person u vra sot në mesdite në qytetin e Pejës në Kosovë.

Ai ështl Beqir Kastrati, 40 vjeç, i cili është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa po pinte kafe në një lokal në rrugën ‘Gjon Gazulli’, të qytetit.

Kastrati thuhet se është ekzekutuar nga shtetasi Xhevdet Januzi me profesion mësues.

Ky i fundit është afruar në lokalin ku ishte ulur Kastrati dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh, shkruajnë mediat e Kosovës, pasi e akuzonte Kastratin se i ngacmonte të bijën.

Sot paradite të dy ishin takuar dhe pas kësaj Januzi ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe është kthyer në lokal duke e qëlluar Kastratin dhe duke e lënë të vdekur. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY