37 vjet për bandën e Moisi Habilaj, rreth 300 milionë euro xhiro...

37 vjet për bandën e Moisi Habilaj, rreth 300 milionë euro xhiro në Itali

100
0
Shares
Moisi Habilaj ne gjykaten e Catanias

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO dënoi me 37 vite burg bandën e Habilajve.

Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Nazer Seitaj është dënuar me 9 vite burg. Po me 9 vite burg janë dënuar edhe dy anëtarë të tjerë të grupit, shtetasit Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj.

SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn.

Vëllezërit Habilaj kanë trafikuar nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane rreth 30 tonë kanabis sativa për 4 vite duke xhiruar në treg 300 mln euro.

Grupi i ndoq penalisht në të njëjtën kohë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY