Enkel Demi fiton çmimin evropian të letërsisë

Enkel Demi fiton çmimin evropian të letërsisë

167
0
Shares

Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi është shpallur fitues i Çmimit Europian të Letërsisë 2021 për Shqipërinë.

Ishte pikërisht romani ‘Flama’ që bëri gazetarin me emrin e artit Tom Kuka të rrëmbente këtë çmim të rëndësishëm letrar. Autori e ka shkruar romanin gjatë përiudhës së karantinës së viti të kaluar. Në rrjetin social facebook Enkel Demi ka falendëruar për çmimin ndërkombëtar që ka fituar si dhe ka shpërndarë një pasazh nga romani i tij. Nga Shqipëria konkurruan edhe 5 shkrimtarë të tjerë shqiptar si: Ana Kove, me ‘Kambanat e së dielës’, Brajan Sukaj me ‘ Viti i Elefantit’, Liridon Mulaj me veprën ‘Mos harro të më kujtosh’, por juria shqiptare ka përzgjedhur Demin dhe romani i tij ‘Flama’.

Vepra fituese do të përkthehet në disa gjuhë europiane, si dhe do të ketë mundësi të përfitojë nga mbështetja e institucioneve të kulturës në Europë për t’iu prezantuar lexuesëve të huaj. Ky është romani i katërt i autorit që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Ai ka shkruar edhe ‘Hide mbi kalldrëm’ (2017), ‘Gurët e vetmisë’ (2018), ‘Ora e ligë’ (2019). Demi është fitues i çmimit ‘Romani më i mirë’ dhënë nga Ministria e Kulturës më 2018, për romanin ‘Gurët e vetmisë’.

#SyriTv #SyriNet #EnkelDemi #TomKuka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY