Greqia si në festë, i jep fund izolimit total. Te gjitha liritë

Greqia si në festë, i jep fund izolimit total. Te gjitha liritë

313
0
Shares

Greqia i jep fund izolimit total.

Nga e premtja në vendin fqinj do të hiqen kufizimet për udhëtimet ndër-rajonale, turizmin. Ora policore do të nisë pas orës 00:30. Dyqanet do të rihapen duke zbatuar një protokoll strikt duke ruajtur distancën mes klientëve.

Po ashtu do të rihapen edhe muzetë dhe kazinotë. Ndërsa nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.

Me nisjen e sezonit turistik  përcaktohen edhe disa nga rregullat për turistë të huaj.  Të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj që duan të vizitojnë ishujt duhet të jenë të paraqitur me certifikatë vaksinimi, ku doza e dytë e vaksinës duhet të jetë marrë jo më herët se 14 ditë më parë.

Turistët duhet të paraqesin test PCR ose një vërtetim që e kanë kaluar COVID  nga 2 deri në 9 muaj më parë.

Përgjatë muajit qershor qytetarët mund të zhvillojnë edhe dasma apo ceremoni të tjera në ambientet e jashtme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY