Debati në KAS për Beratin, komisioni i shmanget marrjes së provave nga...

Debati në KAS për Beratin, komisioni i shmanget marrjes së provave nga prokuroria

344
0
Shares

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtoi sot kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, për të cilin kërkohet pavlefshmëria.

Gjatë diskutimeve, debatet kanë qenë të ashpra sidomos mes përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu, në debat me anëtarin e KAS, Ilir Rusmalin.

Marash Logu: PD mendon që është shumë e qartë në qëndrimet e saj.
Ilir Rusmali: Mund të na thoni në rrethin e provave që keni për sa raste bëhet fjalë për blerje votash?
Marash Logu: Për të gjitha rastet të shitblerjes së votës kemi depozituar kallëzime penale. Ne kemi denoncuar raste të shumta të blerjes së votave.
Ilir Rusmali: Përgjigjja juaj është raste të shumta, e kam të qartë.
Marash Logu: Kjo është arsyeja që ne i sjellim këto kallëzime që i kemi depozituar që në datën 7 prill. SPAK me siguri ka kryer hetime dhe ne ju kërkojmë vazhdimisht ju që merrni informacion nga prokuroritë. Cila është arsyeja që ju refuzoni të merrni prova nga SPAK?
Ilir Rusmali: Këtë nuk e dini ju.
Marash Logu: Kallëzimi i rremë është vepër penale. Nuk bëjmë ne kallëzime të rrema. Pse refuzoni të merrni prova nga prokuroria?
Ilir Rusmali: Refuzimin dhe pranimin e merr nga trupa. Ke dhënë dy përgjigje. Për mua janë të dyja të mjaftueshme.
Marash Logu: Për 22 rastet që kemi folur, kemi depozituar ato prova që kemi pasur në dispozicion. Kjo është bërë për të lehtësuar punën e KQZ. Ne kemi kërkuar që të merren informacione zyrtare nga institucioni shtetëror. Kuantifikimi që ju kërkoni mund të dalë nëse ju pranoni të administroni prova nga PD. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY