Si do të lëshohet pasaporta e vaksinimit në Shqipëri, shpjegon ministrja Manastirliu

Si do të lëshohet pasaporta e vaksinimit në Shqipëri, shpjegon ministrja Manastirliu

177
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se pavarësisht vendimit të unifikuar të Komisionit Europian, secili shtet do të ketë vendimmarrjen e vet lidhur me pasaportat e gjelbra.

Ajo u shpreh gjatë një intrrviste në Opinion se formati i këtyre pasaportave për vendin tonë do të merret në mënyrë individuale nga portali e-albania

“Pritet një vendim nga vendet e BE-së, është një rekomandim i Komisionit Europian për të patur një certifikatë të gjelbër, por secili vend pavarësisht vendimit të unifikuar të Komisionit do të ketë vendimmarrjen e vet. Është duke u diskutuar. Në dijeninë time Italia ka filluar ta elaborojë dhe në datën 15 Qershor do ta prezantojë. Pra edhe vendet po marrin kohën e tyre sa i përket pasaportave të vaksinimit. Pasaporta jonë e vaksinimit do të jetë një format i cili do të lëshohet në mënyrë individuale pas dozës së dytë nga e-albania”, deklaroi Manastirliu. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY