Kush është Xubi i Yzberishtit që humbi jetën sot në Yzberisht

Kush është Xubi i Yzberishtit që humbi jetën sot në Yzberisht

991
0
Shares

Personi që humbi jetën nga aksidenti i trefishtë në bulevardin Migjeni, Yzberisht është një emër i njohur në zonë.

Fatmir Avdillari njihet si “Xubi i Yzberishtit” ndërsa humbi jetën pasi motori me të cilin po udhëtonte u përfshi në një përplasje të fortë.

45-vjeçari, Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, subjekt i OFL-së. Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri, ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.

Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje. Fatmir Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008.

Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave, pasi dyshonte që i kishte vrarë vëllanë. Por saga e tij me drejtësinë nuk përfundoi këtu, pasi pas daljes nga burgu, në 2017 “Xubi” u akuzua për trafik droge. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY