FOTO/ Viktima në Elbasan, rrjedhë e një sage vrasjesh, Everest Çaka kushëri...

FOTO/ Viktima në Elbasan, rrjedhë e një sage vrasjesh, Everest Çaka kushëri i Arjan Spahiut

116
0
Shares

41-vjeçai i vrarë këtë mbrëmje në Elbasan është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë.

Më shumë se 10 vite më parë, Çaka ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Alikajt. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri.

41-vjeçari Everest Çaka, i cili është qëlluar ndërsa ndodhej në automjetin e tij e për pasojë ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja  e tij Silvana Çaka që ndodhej në makinë me të është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej”, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë. Ndërkohë,  në hyrje-daljet e Elbasanit janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon monitorimi i zonës. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY