BRINDIZI/ Kapet 4 milionë euro kanabis në skafin e vlonjatit

BRINDIZI/ Kapet 4 milionë euro kanabis në skafin e vlonjatit

97
0
Shares

Gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë Shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur bllokimi I një mjeti lundrues. U vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I. ndërsa gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash.

Ishte një helikopter i Guardia di Finanza që merrte pjesë në operacionin e Frontex mes Shqipërisë dhe Italisë që ra fillimisht në gjurmët e mjetit lundrues 6 metra të gjatë, që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të brigjeve të Brindizit.

Në ndjekje u vunë edhe dy anije të Guardia di Finanza që bënë të mundur ndalimin e skafit përpara se të kishte mundësinë që të mbërrinte në brigjet italiane. Droga u gjet e fshehur në vende të posaçme. Frontex shkruan se kjo sasi droge nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4 milion eurove. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY