SPAK, dhjetra vite burg për grupin e Habilajve

SPAK, dhjetra vite burg për grupin e Habilajve

101
0
Shares
Moisi Habilaj ne gjykaten e Catanias

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi sot 63 vite burg gjithsej për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur ‘Habilaj’. Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

SPAK i akuzon ata për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Nga startimi i hetimit të dosjes “Habilaj”, ku bazuar në përgjimet e italianëve SPAK akuzon 11 persona se u implikuan në kultivim dhe trafik hashashi.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre. Kurse për dy ish zyrtarë të tjerë të policisë lokale gjykimi është veçuar sa kohë ata vazhdojnë të jenë në kërkim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY