Përgjigjet për herë të parë Rama ndaj deklaratave të Bashës: Humbësi fokusohet...

Përgjigjet për herë të parë Rama ndaj deklaratave të Bashës: Humbësi fokusohet te fituesi, fituesi te fitorja

152
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur sot pas deklaratës së Bashës për zgjedhjet e manipuluara.

”Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.Ftesa jonë për ta është e hapur!”, shkruan Rama në twitter duke lënë të kuptohet se nuk pranon asgjë nga akuzat e opozotës për vjedhje.

Në vijim ai thotë se zgjedhja e PD është lufta e vjetër politike.

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan në twitter Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY