Po thahet Liqeni artificial në Tiranë, mësohet arsyeja

Po thahet Liqeni artificial në Tiranë, mësohet arsyeja

826
0
Shares

Foto: Pamja e loqeni sot M.B
Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi sot arysyen se pse liqeni artificial ka pësuar një rënie niveli prej gati 10 metrash.

Sipas kësaj ndërmarrje të bashkisë, ka nisur procesi për rikonstruksionin e portës së digës së Liqenit Artificial. Kjo bëhet me qëllim përmirësimin e performancës së digës së Liqenit Artificial dhe funksionimin normal, si dhe shtimin e kushteve të sigurisë së saj, sipas ujësjellësit.

Procesi fillestar i rikonstruksionit të portës së digës kërkon një zbrazje të kontrolluar të liqenit. Sipas UKT, ky proces ka nisur këtë fundjavë dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

UKT ka siguruar qytetarët, të cilët mund të jenë shqetësuar për uljen e nivelit të liqenit, që është vënë re dy ditët e fundit, se arsyeja lidhet vetëm me ndërhyrjen për rikonstruksionin e portës së Digës së Liqenit.

“Me përfundimin e rikonstruksionit dhe riparimeve të nevojshme, niveli i ujit në liqen do të rikthehet në parametrat normalë”, njofton UKT.

Në vitin 2002 liqeni u tha pasi punonjës të Bashkisë që atëherë drejtohej nga Efi Rama hapën portën e shkarkimit dhe përmbytën një pjes të mirë të njësisë 5 deri tek 21 dhjetori duke shkaktuar miliona euro dëme.  Rama i shpëtoi drejtësise dhe ia ngarkoi fajin nënkryetarit, Blendi Gonxhe.

Më pas pati një tjetër tharje pas së cilës qëndrontë biznesi i ndërtimit që po bëhej gati të gllabëronte shtratin e liqenit për pallate. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY