DEFENDER 21/ Teknologjia amerikane e luftës zbret në Durrës

0Shares
0

Dhjetëra mjete të rënda ushtarake kanë zbarkuar këtë të hënë në Durrës për të marrë pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake “Defender Europe 21”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi publikoi një video në “Facebook”, ku shihen mjetet e ushtrisë amerikane, teksa theksoi se zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane vazhdon me ritëm.

Stërvitja e përbashkët është në kuadër të nismës së NATO-s, “Defender 21”.

“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21. #defendereurope21”, shkruan Ministri Peleshi.

https://fb.watch/5g0tGA9LtN/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje