Rama zihet më nje tropojan, dy ditë para votimit

Rama zihet më nje tropojan, dy ditë para votimit

212
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është zënë me një tropojan sot, vetëm dy ditë para votimeve. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga Tropoja, ku kandidati për deputet në këtë zonë, Petrit Malaj shprehet se qytetarët duhet të votojnë për PS-në, që edhe Tropoja të ndryshojë.

Poshtë videos kreu i qeverisë ka kthyer përgjigje komentuesve. Një prej tyre, shprehet se kryeministri do marrë në Tropojë humbjen më të thellë ndonjëherë.

Rama i përgjigjet komentuesit: “Mëso të shkruash shqip të paktën se humbjen dhe fitoren e ndan populli, jo analfabetët funksional me dy gishta përpjetë, që xhirojnë goma rrugëve e bëjnë thirrje për të vrarë njerëz!”.

Një tjetër komentues shkruan se në 30 vjet, në shumë vite, Tropoja është qeverisur nga PS e se Partia Socialiste nuk ka bërë gjë për këtë krahinë.

Edhe këtij komentuesi, kryeministri ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje, por shkurt: “Hapi sytë dhe shiko”.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY